Mirë se vini!

Historiku

1971 – Themeluesit dhe bashkëpronarët e kompanisë në ndërtimtari te larte dhe të ulet, si nënkontraktore në Slloveni dhe në Kroaci.
1986 – Kompania organizohet si ndërmarrje prodhuese – zejtare me emrin Lirije. Veprimtaria kryesore ishte përpunimi i drurit.
1990 – Kompania organizohet në nivel më të lartë duke u bërë shoqëri aksionare me pronësi private. Në këtë vitë bëhet edhe ndërrimi i emrit të ndërmarrjes në Famis Commerce. Përpos përpunimit të drurit, kompania zgjerohet edhe në industrinë e materialit ndërtimore.
1999 – Lufta në Kosovë shkakton humbje të mëdha të ndërmarrjes.
2000 – Që nga ky vit, profili dhe veprimtaria kryesore e kompanisë janë ndërtimtaria e ulet dhe e lartë, me fokus më të madh në të parën. Po në këtë vit, behën edhe investimet më të mëdha, kryesisht në makineri për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësit, kanalizimeve dhe objekteve afariste.
2004 – Pas suksesit të investimeve të bëra në vitin 2000 dhe projekteve të përfunduara brenda afateve të parapara, kompania investon edhe më shumë në ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrjes. Ky zhvillim ndihmon firmën që të pajiset me makineri adekuate dhe shume cilësore për kryerjen e punëve.
2009 – Krijojmë identitetin e ri nëpërmjet logos se re. Ky identitet pasqyron mirëfilli vizionin tone zhvillimore dhe filozofinë moderne te punës.

.

Pronesia

Famis Co është kompani private, e themeluar nga Fadil Bytyçi, Sinan Bytyçi, Avdullah Bytyçi dhe Hamdi Bytyçi, të cilët njëkohësisht janë edhe aksionarë të kompanisë.
Pozitat kryesore në kompani i ndajnë:

  • Fadil Bytyçi – Drejtor Ekzekutiv
  • Shpejtim Kalanderi – Menaxher i projekteve
  • Hamdi Bytyçi – Mbikëqyrës i makinerisë dhe operacioneve

Pse ne?

Stafi ynë është vlera më e madhe e kompanisë. Ne kemi inxhinierët profesioniste që cilësohen ndër më të mirët në Kosovë dhe rajon. Famis Co ka gjithashtu mbikëqyrje dhe ekipe të punës me përvojë të shquar.
Me sistem të sofistikuar të komunikimit, i cili mundëson punë efikase ndërmjet planifikueseve, udhëheqësve dhe ekzekutuesve të punëve finale.
Famis Co në gjirin e vet ka mekanike të shkathet që operojnë në Suhareke, si dhe ekipe cilësore mobile të mekanikeve që rregullojnë makinerinë e rende edhe në vendin e punës.

Famis Co investon vazhdimisht në burimet njerëzore, duke u ofruar sesione të ndryshme të trajnimit dhe të zhvillimit profesional. Motivimi konstant i personelit dhe aplikimi i formave të ndryshme të shpërblimit, siç janë promovimi në pune, shpërblimet, pushimet etj. Ne investojmë gjithnjë edhe në makineri dhe në pajisje, duke i mbajtur ato gjithmonë ne gjendje te mire për punë.

Organogrami

Misioni

Të konsiderohemi si zgjidhje më e mirë për klientët.
Të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qëndrueshëm.
Të balancojmë rrezikun me integritetin dhe përfitimin.

Vizioni

Të jemi kompani liderë e ndërtimit në Ballkan.
Të jemi model për udhëheqje funksionale dhe pune profesionale në Kosove dhe rajon.
Të jemi porta kyçe e Kosovës për shërbimet që ofrojmë.

Vlerat tona

Përkushtimi i fuqishëm në punë dhe siguri.
Preciziteti profesional dhe kohor.
Kualiteti i lartë i shërbimeve dhe produkteve.
Integriteti dhe imazhi i mirë.